Denoncimi: Si dhe sa u pagua Kodheli që të linte të lirë detin për trafik e të mashtronte për radarët?

Si dhe sa u pagua ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli që të lejonte trafikun e drogës duke mashtruar për radarët detarë? Po Jeronim Baze? - Kjo është pyetja që ka ngritur sot, ish-Kryeministri Sali Berisha në denoncimin e tij më të fundit, duke marrë shkas nga mesazhi që përcjell prej vetë qytetarëve.

"Si dhe sa u paguan ndrikull Kodheli dhe Gjeneral Trafiku, që linin të lirë trafiqet në Adriatik duke mashtruar për radarët? Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital, - fton Berisha, -  se si mashtronin publikun për gjendjen e radarëve, ndrikull Kodheli dhe Gjeneral Trafiku, mbi gjendjen e punës së radarëve sikur të ishte e paguar nga narkobandat! Kjo deklarate mashtruese dëshmon se në narko-shtetin e Noriegës, narko-bandat e partisë diktojnë edhe deklarata që lexojnë para mediave narko-ministrat.

I bëj thirrje Prokurorisë të nisë me përparësi hetimet për bashkëpunimin e Kodhelit-Baze me Saimir Tahirin dhe narko-bandat e qeverisë si dhe rolin e Noriegës në koordinimin e këtij bashkëpunimi," bën apel në vijim, ish-Kryeministri i vendit në shënimin e tij në Fb teksa publikon mesazhin e plotë ardhur nga qytetari:

“Përshëndetje doktor!

Deklarimi i Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli para mediave më datën 19 shkurt 2014, gjatë vizitës në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) në Plepa, Durrës, me rastin e ngritjes së kapaciteteve të vëzhgimit të hapësirës detare, e cila shoqërohej edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Jeronim Bazo dhe Seks-eristi Kraja për “vendosjen në funksion të plotë pune të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare - SIVHD-së”, nuk ishte i vërtetë, sepse deri në atë datë ishin vendosur në gadishmëri pune vetëm 3 nga 7 radarë të sistemit.

Ky deklarim ishte një mashtrim spektakolar dhe shumë i guximshëm, veçanërisht përpara përfaqësuesve ndërkombëtarë, që monitorojnë këtë qendër, mashtrim i cila ka vazhduar edhe në sallën e Parlamentit shqiptar (ministria Kodheli ka deklaruar që janë vendosur në muajin janar 2014).

Kushtet dhe faktorët që detyruan ministren të pranojë këtë llojë deklarimi jo të vërtetë, kanë qënë tepër dominues, imponues, detyrues ndaj/nga firma IDEA-TEL Sh.p.k. Firma (sepse kish marre 20% esi "dhurate per krishtlindjet) duhet ta kishte realizuar kontratën për vendosjen në gadishmëri pune të sistemit deri në 15 shkurt 2014, kontratë e cila u zgjat edhe me 45 ditë të tjera edhe me nje shtese kontrate 20% tjeter (sepse Mrika u embelsu shume nga hera e pare). 

Njëkohësisht ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mashtroi gjithashtu me deklarimet si për kohën e mosfunksionimit të sistemit (sipas deklarimit të saj: “jofunksional prej mëse 3 vjetësh”- pra prej vitit 2011), sikurse "mashtron çdo here për Radaret), sikurse edhe për kostot financiare për riparimin e sistemit. (Referuar deklarimit të saj: gjysmën e fondit të parashikuar nga qeveria e mëparshme). 

Sistemi i radarëve ka patur defektim të dy radarëve gjatë vitit 2012, deri në muajin maj të vitit 2013 ka patur në gjendje pune pjesërisht katër radarë dhe prej shtatorit 2013 vetëm dy radarë në gjendje pune, por kur sistemi nuk ka qënë jashtë funksionit, pasi funksiononin nënsisteme dhe mjete të tjera evidentimi-zbulimi në hapësirën detare shqiptare.”