FOTO/ Shikoni nga brenda, këto janë pamjet e vilës së Habilajve në Vlorë

Një ditë më parë Prokuroria dhe Policia e Vlorës, në bashkëpunim me prokurorinë sekuestruan disa prona të Habilajve, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që ditë më parë kishin sekuestruar biznese dhe automjete të tyre.

‘Top Story’ ka arritur të hyjë në një prej banesave të Habiljave, në fshatin Babicë të Vlorës, nga ku ata kanë origjinën.

PASURITE E SEKUESTRUARA:

-Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

-Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

-Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

-Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..

-Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

-Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.