Ambasadorja e BE-së i shkon Metës në Presidencë. Çfarë po diskutohet?

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ka shkuar në mesditë në Presidencë për t'u takuar me kreun e shtetit, Ilir Metën.

Takimi mes tyre ndodh një ditë pasi Meta liroi nga detyra, kreun e SHISH, Visho Ajazin dhe pritet dekretimi i drejtuesit të ri.

Po ashtu, takimi ndodh në kohën kur politika ka në fokus çështjen "Tahiri" dhe Prokuroria po vazhdon hetimet rreth deputetit, ish-ministër i Brendshëm, për lidhje me trafikun e drogës.