‘Fola me shefin e madh’, sekuestrohen librat e hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme

Në vazhdën e veprimeve hetimore që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “Tahiri-Habilaj”, hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë Ministrisë së Brendshme.

Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë shtysë nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh.

Prokurorët e krimeve të Rënda ngrenë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme dhe  për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë Ministrisë së Brendshme.