VIDEO/ Prangosen dibranët që grabisnin makinat në Tiranë e i çmontonin në Peshkopi. Ja emrat

Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues Josif Shtëmbari tha se në 12 orët e fundit në Tiranë, Përmet e Dibër, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kryer 4 operacione për goditjen e trafikut të narkotikëve dhe një grupi me aktivitet të fortë kriminal në fushën e vjedhjes së automjeteve.

Finalizohet operacioni i koduar koduar "Kamionçina", ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune  policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.

Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe, Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4  persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Ata janë:
- Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);

- Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;

- Ervis Dauti 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;

- Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );

Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:

- Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;
- Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;
- Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;
- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;
- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.