PD bojkoton 'Ligjet': Korridoreve të Kuvendit sillet një i inkriminuar

Partia Demokratike ka bojkotuar sot edhe Komisionin e Ligjeve në shenjë proteste ndaj mbrojtjes që i bëri deputetit Saimir Tahiri, PS-ja dhe nga fakti se ky deputet është anëtar i këtij komisioni dhe i ulur përballë tyre . Në sallë kanë mbetur LSI dhe PD.

Deputeti i PD-së, Gent Strazimi deklaroi para daljes nga mbledhja se "ky është tempull për njerëzit e ndershëm, nuk është strehë për të kërkuarit e drejtësisë. Ju po mbroni mafian në kurriz të shtetit. Korriddoreve të Kuvendit sillet një i inkriminuar," tha ai duke nënkuptuar Tahirin.

Komisioni i Ligjeve ka kryetar deputetin Ulsi Manja nga PS dhe zv.kryetar Eduard Halimin nga PD. Manja tha se "nuk kemi pse skuqemi, drejtësia po bën punën e vet, kurse Bashkim Fino e vërejti me ironi sjelljen e Strazimit:"Ishte më mirë Halimi dje, sot e uli nivelin Strazimiri", tha ai.

Përbërja e Komisionit të Ligjeve:

Klotilda Bushka – sekretare (PS), Vasilika Hysi – anëtare (PS), Adnor Shameti – anëtar (PS), Bashkim Fino – anëtar (PS), Bledar Çuçi – anëtar (PS), Edmond Leka – anëtar (PS), Alket Hyseni – anëtar (PS), Saimir Tahiri – anëtar (PS), Jurgis Çyrbja – anëtar (PS), Oerd Bylykbashi – anëtar (PD), Enkelejd Alibeaj – anëtar (PD), Gent Strazimiri – anëtar (PD), Dhurata Çupi – anëtare (PD), Fatmir Mediu – anëtar (PR), Nasip Naço – anëtar (LSI), Edmond Panariti – anëtar (LSI), Tom Doshi – anëtar (I pavarur) Anëtarët zëvendësues janë: Ermonela Valikaj (Felaj) – (PS), Xhemal Qefalia – (PS), Arben Pëllumbi – (PS), Luçiano Boçi – (PD), Ervin Salianji – (PD), Luan Rama – (LSI).