Pas barazimit, Allegri shpërthen kundër lojtarëve të tij

Pas barazimit 1-1 ndaj Sportingut, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka shpërthyer kundër lojtarëve të tij.

Në një intervistë për “Mediaset Premium”, ai theksoi se Juventusi kishte mundësinë e artë për tu kualifikuar por nuk e arritën dot pasi lojtarët ishin të shpërqëndruar.

“Rezultati ishte gjëja e vetme e mire mbrëmë. Është zhgënjyese, sepse kishim mundësi ta siguronim kualifikimin dhe nuk e bëmë. Tash e kemi Barcelonën e më pas Olympiakosin, prandaj gjithçka është e paqartë. Jam i zhgënjyer sepse pjesa e parë ishte e shëmtuar, por do ta marrim këtë rezultat i cili ishte gjëja e vetme e mirë sonte. Lojtarët ishin të shpërqëndruar”, tha ai.

Një fitore do t’ia kishte siguruar Juventusit kalimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve, por Bruno Cesar i befasoi vendasit duke shënuar për 1 me 0, ndërsa Gonzalo Higuain e shpëtoi skuadrën italiane nga disfata duke e barazuar rezultatin.