Champions League/ Këto dy super-skuadra sigurojnë kualifikimin

Skuadra franceze e PSG-së ka regjistruar edhe fitoren e katërt nga katër takime në Grupin B, duke mundur thellë 5-0 Anderlechtin.

Golat për skuadrën franceze në këtë takim i shënuan Verratti, Neymar dhe Kurzawa tripletë.

Pas kësaj fitoreje PSG ruan vendin e parë më 12 pikë dhe siguron kalimin në fazën tjetër, ashtu sikurse edhe Bayern Munchen që mposhti 1-2 Celticun në transfertë, me golat e Kingsley Coman dhe Javi Martinez, ndërsa për vendësit shënoi McGregor.

Pas kësaj fitoreje Bayern mbetet në vendin e dytë më nëntë pikë dhe siguron po ashtu kalimin në 1/8-at e finaleve të Ligës së Kampionëve.