VIDEO/ Celtic-Bayern Munchen, portieri jep asist të çuditshëm, shoku i tij shënon

Celtic dhe Bayern Munchen po zhvillojnë mes tyre sfidën e vlefshme për Grupin B të Champions League, shkruan SYRI.net.

Skuadra gjermane ka shënuar golin e parë ndaj skocezëve me anë të talentit francez, Kingsley Coman. Në minutën e 22-të ai merr një asist nga portieri i tij dhe pasi shmang mbrojtjen kundërshtare realizon për të kaluar bavarezët në avantazh.