Daja ka vetëm një hall në Beograd: Shpresojmë të na presin si duhet

Korçarët e kanë kaluar ditën e martë në një analizë të gjatë me pamje filmike të përballjes së tyre të parë me Partizanin e Beogradit, duke kuptuar se çfarë mund të bëjnë më mirë në këtë takim të kthimit.

Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne dhe deri diku e barabartë me kundërshtarin. Por nisur nga e shkuara mund të them se kemi disi avantazh, duke patur parasysh se skuadra jonë ka luajtur gjithmonë më mirë në transfertë”, u shpreh trajneri Daja.

Ndërkohë që Daja kërkon gjithashtu që kundërshtari i tyre t’i presë në të njëjtën mënyrë siç ndodhi në “Elbasan Arena”.

Shpresoj që të na presin në të njëjtën mënyrë si i pritëm ne në Elbasan. Ne treguam se dimë të organizojmë ndeshje edhe të këtij niveli”, tha trajneri i Skënderbeut.