Zëvendësohet Tahiri: Ja kush është kryetarja e PS në Tiranë

Mbledhja e Kryesisë së Parisë Socialiste ka nxjerrë edhe emrat që do të zëvendësojnë postet që më parë i mbante Saimir Tahiri.

Blerina Gjylameti është emëruar kryetare e PS për Tiranën. Ndërsa në postin e koordinatorit të bashkëqeverisjes me njerëzit do të jetë Elisa Spiropali.

Lajmi e ka konfirmuar për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Mbledhja e sotme u zhvillua pikërisht për të përcaktuar zëvendësuesit e Saimir Tahirit në postet që ish ministri mbante në PS. Më herët, kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar deputetin edhe nga grupi parlamnetar i Partisë Socialiste.