‘Gaz Demi në zyrën e Ramës, biseda e errët për Tahirin’

Ish kryeministri Sali Berisha shprehet se Gaz Demi ka shkuar sot në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, Gaz Demi shkoi në takim si i dërguari i Saimir Tahirit.

Statusi i ish kryeministrit në Facebook

Gaz Demi vazhdon ndermjetesimin midis Sajmir Tahirit dhe Edvinit!

Punonjesi dixhital informon se sot ne zyren e tij, Edvini pati nje takim me Gaz Demin, ndermjetesin famoz, me te cilin Saimir Tahiri kercenoi naten e Opinionit Ramen per publikimim, ne rast se do ta leshonte, te 5 dosjeve kunder tij dhe narko-pushtetareve te tjere.

Por, ne rast se dihet se Gazi sot ishte perseri i derguari i Saimirit, biseda e zgjatur e tij me Ramen mbetet e erret! Sb