Sarri: Mos më krahasoni me Guardiolën, ai ndryshoi futbollin

Mauricio Sarri u tregua shumë modest në konferencën për shtyp para ndeshjes me Manchester Cityn dhe foli me superlativa për teknikun spanjoll që do të ketë përballë në Ligën e Kampioneve, Pep Guardiola.

Nuk mund të më krahasoni me Guardiolën. Ai është një figurë e madhe dhe më i mirë në këtë punë. Unë kam idetë e mia, por nuk kam fituar asgjë krahasuar me trajnerë të tjerë. Te Guardiola më pëlqen mënyra se si e ndërton lojën, si e nxjerr lojën nga mbrojtja me një shpejtësi unike. Po flasim për një prej trajnerëve që ka ndryshuar mënyrën si e shohim futbollin”, u shpreh Sarri.