E çuditshme, një kosovar bën tifo për serbët. Ja deklarata që do t’ju lërë pa fjalë

Legjenda e futbollit kosovar, Xhevat Prekazi, ka luajtur me Partizanin e Beogradit, një klub që e mbështet. Ai jeton në kryeqytetin serb dhe të enjten pritet të jetë në stadium në ndeshjen kundër Skënderbeut.

Pas luftës në Kosovë, Prekazi nuk ka shkuar më në vendlindje. Ish-lojtari i Partizan Beogradit dhe Gallatasarajit në Turqi, në një bisedë për televizionin “Klan” nga Beogradi, tregoi edhe se për cilin ekip do të bëj tifo të enjten.

“Beogradi është qyteti im. Uroj fitoren e Partizanit të Beogradit, ky klub është shtëpia ime e dytë”, ka thënë Prekazi.

Historia e tij duket si e pasqaruar, por Prekazi e ka përgjigjen gati: “Nuk kam qenë kurrë kundër Kosovës, por e vetmja gjë që më ka interesuar ka qenë futbolli. Beogradin e konsideroj qytet timin, pasi aty kam filluar karrierën dhe jam bërë futbollist me emër. Në këtë qytet kam kaluar vitet e mia më të bukura”.

I pyetur nëse lojtarë nga Shqipëria dhe Kosova mund të luajnë në Serbi, ish-futbollisti, që tashmë bën detyrën e trajnerit në akademinë e Partizanit të Beogradit, deklaroi: “Pse mos të mos luajnë futboll, tani futbollistët nga Serbia po shkojnë në Shqipëri. Mua më thërrasin shumë shqiptarë që i kanë fëmijët talente, po nuk guxojnë të vijnë. Këtu ku unë drejtoj janë edhe tre shqiptarë të pranuar nga të gjithë”.