Burri gjendet i mbytur në lumin Osum

Një 57-vjeçar është gjetur i vdekur në lumin Osum ditën e sotme, në afërsi të lagjes Mangalem pranë urës së Goricës.

Viktima është identifikuar si N. A., 57 vjeç nga fshati Molisht, në Berat. 

Trupin e viktimës e ka sjellë rryma e ujit deri në afërsi pranë Urës së Goricës, ku është parë nga qytetarët kalimtarë.

Menjëherë banorët e zonës që kanë parë trupin e pajetë kanë njoftuar policinë e Beratit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, ku së bashku me ta kanë ardhur edhe punonjësit e PMNZSH-së dhe  eksperti mjeko ligjor, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.

57-vjeçari dyshohet të jetë vetëmbytur.

Viktima mësohet se ishte denoncuar i zhdukur nga familja dy ditë më parë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Beratit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes.