VIDEO/ Mbrojtësi largohet para kohe nga Milani

Gabriel Paletta do të largohet nga Milani në janar, gjashtë muaj para përfundimit të kontratës. Mediat italiane shkruajnë se mes lojtarit dhe klubit kuqezi mund të arrihet një marrëveshje konsensuale, për ndërprerjen e kontratës.

Por nëse kjo nuk do të arrihet, nuk përjashtohet as shitja në merkaton e dimrit të mbrojtësit që iu bashkua kuqezinjve në 2016-ën.