VIDEO/ Tenton të kërcej në liqen nga kulmi i shtëpisë, përfundon i përplasur në rrethimin me hekura

Një adoleshent është plagosur keq teksa po tentonte të kërcente nga kulmi i shtëpisë në liqen.

15-vjeçari ishte ngjitur në kulmin e shtëpisë së tij në Melbourne, dhe nga aty tentoi të kërcej në liqen, por duket se nuk i kishte bërë mirë matjet pasi përfundoi duke u përplasur nw rrithimin me hekur.

Si pasojë e rrëzimi ka pësuar lëndime serioze, ndërsa miqtë që ishin mbledhur në shtëpinë e tij për të ndjekur nga afër këtë moment mbetën të shokuar me atë se çfarë i ndodhi atij.

Nëna e tij ka deklaruar i biri kishte bërë një “veprim të pamatur apo më mirë budallallëk” që i kushtoi shtrenjtë.