Trajneri i Suedisë nuk e ka frikë Italinë: Historia s’ka rëndësi

Suedia është gati të bëjë një “surprizë” Italisë në “play-off”-in e Botërorit. Trajneri i përfaqësueses nordike, Janne Andersson, shfaqet tejet i karikuar për përplasjen e dyfishtë të nëntorit.

“Nuk zbret historia dhe trofetë në fushë dhe nuk ka fare rëndësi për ne se sa herë e ka fituar Italia Botërorin. Kemi respekt, por jo frikë ndaj Italisë. Duhet të tregojmë lojën tonë më të mirë dhe të jemi si gjithmonë, të përqendruar. Mund të fitojmë ndaj çdokujt”

Italia ishte kundërshtari më i fortë i fazës së “play-off”-it, për të cilin tekniku i suedezëve tha: “Para se të njihja kundërshtarin, nuk kishte kuptim që të studioja të gjitha skuadrat që mund të kishim përballë. Jonas Thern ka ndjekur takimin Shqipëri – Itali, për të spiunuar pak. Tani fillon puna e vërtetë. Italia është një kombëtare e madhe, me shumë histori dhe traditë”.