VIDEO/ I vërsulet policisë me thikë 30 centimetra, qëllohet për vdekje në qendër të qytetit

Një burrë i cili mbante në dorë një thikë 30 centimetra, është qëlluar për vdekje nga policia në momentin që iu vërsul atyre.

Ai është filmuar duke mbajtur në dorë thikën në qendër të qytetit, kurse policia hapi zjarr vetëm atëherë kur ai iu vërsul, transmeton Telegrafi.

Policia kishte pranuar një telefonatë se në sheshin e “Lirisë” në kryeqytetin e Estonisë, Tallinn, një burrë po sillej nëpër rrugë me një thikë gjigante në dorë.

Kalimtarët e rastit të tmerruar nga frika, vraponin duke u munduar të shmangin kontaktin me të.

Dhe kur policia u shfaq i kërkuan disa herë ta lëshoj thikën në tokë, por ai nuk iu bind urdhrave të tyre dhe iu vërsul, veprim ky që i kushtoi me jetë.

Mirror ka publikuar videon rrëqethëse të cilën e ka edituar për shkak të përmbajtjes së rëndë.