Tifozët e Chelseat sulmohen në Romë para sfidës së Champions League

Një grup i tifozëve ultras të Romës, ka sulmuar tifozët e Chelseat, të cilët ndodhen në kryeqytetin italian për të ndjekur në “Olimpico” takimin e Champions League.

Tifozët e sulmuar të Chelseat megjithatë kanë shpëtuar pa dëmtime serioze. Tifozët anglezë po pinin në një lokal ku ultrasit romanë me fytyra të mbuluara dhe me kapela u futën papritur benda.

Duke mbajtur shkopinj ata sulmuan tifozët anglezë të cilët erdhën në kryeqytetin italian për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte mbrëma (e martë).

Disa tifozë të Bluve të Londrës u lënduan dhe këta tifozët ultras ikën menjëherë nga lokali, duke dëmtuar po ashtu edhe lokalin.

Policia arriti në vendin e ngjarjes shpejt dhe po shikon kamerat e sigurisë për të identifikuar dhunuesit. Policia në Romë ka konfirmuar se dy anëtarë të grupit “Ultras Fedayn” janë arrestuar.

Incidenti rikujton sulmin e tifozëve të Lazios ndaj atyre të Tottenhamit, ku dy tifozëve italianë u është ndaluar për pesë vjet hyrja në stadiume.