FOTOLAJM/ I ndryshëm apo i thjeshte? Ja ku qethet Ilir Meta

Është disi e pazakontë për një politikan të lartë që të mos marrë berberin në shtëpi.

Aq më shumë për kreun e shtetit ku Garda e Republikës ka rregulla e kushte sigurie të rrepta.

Por nuk ndodh kështu me Ilir Metën, i cili është fotografuar duke u qethur tek salloni i lagjes.

Ilir Meta po tregon se e ka të vështirë kostumin e Presidentit sa i përket protokollit dhe masave të sigurisë.