VIDEO/ Më në fund, del në shitje telefoni me dy ekrane

Që nesër, 1 nëntor 2017, do të mund të blini telefonin e shumëpritur, Axon M! Ky prodhim i fundit ka dy ekrane, procesor Snapdragon 821, 4GB RAM, audio Dolby Audio dhe një kamerë të vetme 20 megapiksel, shkruan “PC World”.

Dy ekranet lidhen me një bosht qendror dhe mund të palosen në çdo rast. Gjithçka që ka telefoni është edhe majtas, edhe djathtas. Ajo që Samsung e ka tentuar prej vitesh është kthyer në realitet nga ZTE (edhe pse ende nuk dihet konkretisht sa e arrirë është).

Nëse përdoruesit duan, mund ta hapin një aplikacion, tabelë apo funksion në të dyja ekranet, duke zgjeruar pamjen. Madje, mund të shohin dy video të ndryshme njëkohësisht duke i ulur zërin njërës prej tyre për të mos e mbingarkuar dëgjimin.

Dy ekranet mbrohen nga Gorilla Glass 5. Kur i mbyll, ato kthehen në një telefon të vetëm, që mbahet lehtë me njërën dorë. Ende nuk dihet me siguri se si do të jetë tastiera “e dyfishtë”, por do të shihet nesër.