Shpërthimi në tunelin bërthamor: Koreja në prag të katastrofës, 200 të vdekur dhe qindra të humbur

Një shpërthim gjigand në një tunel bërthamor në veri të Koresë së Veriut i ka marrë jetën më shumë se 200 punëtorëve. "Usa Today" bën me dije se shpërthimi mund të ketë ardhur nga një test bëthamor gjë që ka sjellë më pas edhe shembjen e tunelit.

100 vetë aktualisht janë të bllokuar në një tunel i cili shtrihet në jug të malit Mantapsan, 50 milje nga kufiri i Koresë së Veriut me Kinën.

Më herët sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis kishte paralajmëruar të shtunën se kërcënimi i sulmit të raketave bërthamore nga Korea e Veriut po përshpejton duke rritur rrezikun edhe për vetë koreano veriorët. 

Koreja e Veriut ka kryer gjashtë teste bërthamore që nga viti 2006, duke përdorur po të njëjtin vend testimi.

Mali në fjalë, i vendosur në veri-lindje të vendit, mendohet të jetë objekti kryesor bërthamor i Phenianit dhe i vetmi vend bërthamor aktiv në botë.

Gazeta shtetërore e Hong Kongut njoftoi të premten se gjeologët kinezë paralajmëruan zyrtarët e Koresë së Veriut pas testit të shtatorit se provat e tjera mund të çonin në një kolaps masiv dhe një rrjedhje të mbetjeve radioaktive./SYRI.net/