Debati për buxhetin e 2018, Rama i përgjigjet opozitës: Do donim një ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës dhe largimit të saj nga komisioni i Ekonomisë në Kuvend, ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2018.

‘Do donim debat me përgjegjësi për Projekt-Buxhetin2018 po kemi vetëm ftesën e vjetër për sherr politik! Politika jonë është puna jo sherri’ shkruan Rama në Twitter, duke iu përgjigjur edhe deklarimeve nga ana e deputetëve opozitar.