Lë pas dëmtimin, Harry Kane i gatshëm kundër Realit

Harry Kane është gati për të luajtur kundër Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Sulmuesi britanik ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm të futet në fushën e blertë për të ndihmuar skuadrën e tij në duelin kundër kampionëve në fuqi të Europës, shkruan SYRI.net.

Kane mungoi në takimin e së shtunës në Premier League mes Tottenhamit dhe Manchester United. Por, tashmë ai ka rikuperuar dëmtimin dhe pritet të jetë i gatshëm për takimin ndaj “Los Blancos”.

Ditën e mërkurë në orën 20:45 Tottenhami do të presë në “Wembley” skuadrën e Real Madridit. / Oldi Mele