Avokati italian i Moisi Habilajt: Dosja e grupit me mijëra faqe, nuk kam arritur as t'i shfletoj

Avokati italian i Moisi Habiljat në një lidhje telefonike ka pohuar se brenda datës 3 nëntor Gjykata e Katanias do të shprehet në lidhje me kërkesën për rivlerësimin e masës së arrestit.

"Sot është bërë seanca e prezantimit të kërkesës dhe Gjykata pasi ka dërgjuar palët është tërhequr për të marrë vendimin që pritet të shpallet brenda datës 3 nëntor", thotë avokati italian për Report tv. Të arrestuarit dolën sot përpara Gjykatës së Catanias, ndërsa Prokuroria bëri publike detaje nga dosja hetimore ku nënvizohet se grupi Habilaj ka trafikuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë lëndë narkotike në vlerën e 20 milionë eurove. Më tej, avokati i Moisi Habilajt pohon ekskluzivisht për Report TV se dosja për këtë organizatë është shumë voluminoze dhe ka mijëra faqe brenda saj, saqë pala mbrojtëse as fizikisht nuk ka arritur t'i shfletojë të gjitha.