Luana ia kthen me të njëjtën monedhë Marinës

Dy prej fytyrave publike më të komentuara në mediet rozë janë motrat Luana dhe Marina Vjollca. 
 

Që të dyja ushtrojnë profesionin e njëjtë, merren me moderim dhe si njëra ashtu edhe tjetra janë të suksesshme në këtë drejtim, shkruan lajmi.net.

Luana të shtunën filloi emisionin e saj të ri dhe në mesin e shumë urimeve që mori, më i veçanti ishte ai i motrës së saj, Marinës e cila e uroi duke e vlerësuar për disa veti që i ka.

Pas Luanës edhe Marina po fillon me emision të ri të cilin e ka paralajmëruar përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

I menjëhershëm qe urimi i Luanës, e cila ia ktheu me po të njëjtën monedhë, duke e publikuar foton e motrës në Instagram dhe fjalët “Me ne fund!!!