Bypass Fier-Vlorë, si po rrëmben miliona euro qeveria për rrugën që duhej të kishte përfunduar

"Këto ditë qeveria rihapi tenderin për bypass Fier-Vlorë. Mbasi për dy vite dështoi të bëjë mbi 10 % të punimeve, e rifilloi përsëri nga fillimi projektin prej 60 milionë euro."

Nga Jorida Tabaku.

Për të kuptuar më mirë raportin mes qeverisë socialiste dhe investimeve në rrugë shkolla dhe çerdhe, ky projekt u faktua dhe nga institucioni i KLSH. Sipas saj, projekti ByPass Fier-Vlorë ka qenë një nga subjektet që ka sjellë dëmin ekonomik më të madh në buxhetin 2016. Plot 13 milione euro të taksapaguesve janë llogaritur si dëm ekonomik ndërsa rruga është shtuar me vetëm 500 metra nga pika e lënë në 2013.

Këto ditë, ministria përkatëse ka rinisur tenderin për një segment rruge që duhet të kishte përfunduar me kohë. Ka katër vjet që rruga ka mbetur si pëlhura e Penelopës, tirret ditën dhe prishet natën, si simbol i vërtetë i qeverisjes socialiste: Rrëmbe ç’të mundesh dhe gënje për gjithçka!