“Kim Jong-un është i rrezikshëm, por dikush duhet të flasë me të”

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka theksuar nevojën për të biseduar me liderin koreano-verior Kim Jong-un.

Sipas tij, Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara duhet të mendojnë caktimin e një të dërguari në Korenë e Veriut, i cili do të mund të shmangë një luftë bërthamore.

“Të gjithë liderët botërorë janë dakord se Kim Jong-u është një person i rrezikshëm, por dikush duhet të flasë me të,” u shpreh Duterte gjatë një konference për shtyp.

Presidenti filipinez, i njohur për gjuhën e tij agresive kundër kritikëve, më herët e ka përshkruar liderin koreano-verior si një budalla i cili luan me lodra të rrezikshme. Sa i përket idesë së një lufte bërthamore, Duterte e konsideron si tërësisht të papranueshme, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet ta sigurojë udhëheqësin koreano-verior se askush nuk po e kërcënon.

Ndërkohë, sa i përket takimit me presidentin amerikan Donald Trump muajin e ardhshëm, Duterte u shpreh se do ta takonte “në mënyrën më të drejtë”.

“Do ta mirëpres si një udhëheqës të rëndësishëm. Do të dëgjoj se çfarë ai ka për të thënë,” u shpreh presidenti i Filipineve.

Trump do të udhëtojë në Azi duke filluar nga 3 nëntori dhe turi i tij do ta çojë në Filipine, Kinë, Japoni, Korenë e Jugut