Zbulohet shtëpia e Danjelit dhe Fotinisë, shumë larg nga ajo që pritej

Ata janë fituesit e edicionit të 9-të të Big Brother, por kohët e fundit kanë qëndruar larg vëmendjes së medias. 
 

Danjeli dhe Fotinia, çifti që i besoi dashurisë së tyre deh realizuan martesën më të pazakontë brenda mureve të shtëpisë më të vëzhguar edhe pse njiheshin vetëm pak muaj, vazhdojnë të jenë më të lumtur se kurrë.

Edhe pse për ta nuk flitet shumë në media Fotinia dhe Danjeli nuk e kanë humbur kontaktin me fansa e tyre.

Fotinia është duke zhvilluar pasionin e saj për make-up in duke ndarë me fansat e saj se çfarë di të bëjë në rrjetet sociale dhe në kanalin e saj në You-tube.

Fotinia në një lidhje Live me ndjekësit e saj në Instagram ka treguar një pjesë të shtëpisë së tyre.

Dhe ndryshe nga çfarë prisnim, atje mungon luksi duke treguar se ata po jetojnë dashurinë e tyre mjaft thjesht. Mos vallë nuk i kanë marrë ende 100 milionët që fituan nga edicioni.???

E rëndësishme është që dashuria e tyre po i mbijeton kohës dhe mbeten i vetmi çift i krijuar brenda edicionit të dashurisë.