Evertoni do Carlo Ancelottin si pasues të të larguarit Koeman

Del në skenë një tjetër destinacion për Carlo Ancelottin, i cili u shkarkua javë më parë nga detyra si trajner i Bayernit të Mynihut. Sipas “Sky Sports UK”, drejtuesit e Evertonit, skuadër që renditet e 18-ta në Premier League, synojnë ta emërojnë italianin në vend të holandezit Ronald Koeman, i shkarkuar nga ky pozicion për shkak të rezultateve të dobëta.

Ancelotti, zbulojnë më tej nga Anglia, mund të nisë kontatet me drejtuesit klubit nga “Merseyside” orët e ardhshme. Aktualisht Evertoni drejtohet nga trajneri i përkohshëm, David Unsworth, ish-mbrojtës i “Toffees”, me një eksperiencë të shkurtër si trajner në akademinë e Liverpoolit./ SS