PD dhe LSI braktisin Konferencën e Kryetarëve: Po bojkotojmë krimin

PD-ja dhe LSI-ja kanë braktisur sot punimet e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, mbledhur për prezantimin e Projektbuxhetit të vitit 2018.

Deputeti demokrat Edmon Spaho tha se PD-ja nuk pranon të bëhet pjesë e fasadës e kësaj qeveri të lidhur me krimin. "Qeveria ka rënë, është e lidhur me drogën." 

Deputeti Genc Pollo i tha kreut të Grupit të PS-së, Taulant Ballës se "po bojkotojmë krimin."

I vetmi reagim që ka bërë socialisti Balla ishte "se ju po bojkotoni Buxhetin dhe se për këtë do t'ju gjykojnë shqiptarët." Ai ka urdhëruar vazhdimin e mbledhjes, prezantimin e projektit nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj  me deputetët e PS-së.