'Si trafikantë e ndanë Buxhetin e ri: 1.4 miliardë dollarë koncensione në terr'

LSI e konsideron ndarjen e Buxhetit 2018 nga qeveria sipas konceptit të "ndarjes së tortës" apo siç ndajnë trafikantët paratë. Kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, deklaroi dje se nga analiza paraprake e projekt-buxhetit të shtetit "rezulton që është pikërisht një situatë buxhetore që i ngjan ndarjes së të ardhurave të narko-trafikut, pasi flitet për 1.4 miliardë dollarë koncensione të mëdha rrugësh, në errësirë të plotë, pa asnjë transparencë, thjesht ndarje dhuratash të gjithë aktorëve që interpretuan tragjedinë e 25 qershorit, trafikantëve që e financuan atë, por edhe oligarkëve, të cilët qenë pjesë integrale e këtij narkotrafiku, që u shtri në narkotrafikun e votës, dhe nga e cila patën përfitime të mëdha."