Pas miqësisë së Gomez-Bieber, reagon The Weeknd

Ndërkohë që shumë lajme kanë raportuar se The Weeknd, i cili ndodhet momentalisht në turne, nuk është i shqetësuar aspak që e dashura e tij dhe Bieber kanë nisur të takohen bashkë, por një burim i ri është shprehur se ai nuk e vlerëson aspak këtë miqësi të re.

Ditën e djeshme, Perez Hilton ka publikuar një video në Youtube, ku shihet që The Weeknd ka hequr nga Instagrami nënën e Selena Gomez si dhe miqtë e saj.

Sipas Hilton, kjo është një shenjë që The Weeknd jo vetëm është i shqetësuar për këtë miqësi por gjithashtu mund të merret parasysh që dyshja është ndarë nga njëri-tjetri, pas një viti lidhje.