Dieta speciale, sekreti i ‘rilindjes’ së Higuain

Dietë, shumë stërvitje dhe vetëbesim. Kështu është rikthyer Gonzalo Higuain i sezonit të vjetshëm, pas nisjes jo të mirë që i bëri sezonit me Juventusit.

Pas tre ndeshjesh radhazi pa shënuar, Allegri e çoi argjentinasin në stol, duke thënë se kishte nevojë për një rotacion në skuadër. Më pas, Higuain në ndeshjen ndaj Olimpiakos, erdhi nga stoli dhe zhbllokoi një sfidë që po mbyllej pa gola për “Zonjën e Vjetër”.

Gjithsesi golat do vazhdonin të mungonin, dhe duke parë se Horge Sampaoli nuk e grumbulloi tek Argjentina gjatë pushimit të kombëtareve, Higuain qëndroi në qendrën e Juventusit, Vinovo, për të zhvilluar një kurë speciale.

Një dietë e specializuar për të, që konsistonte në më shumë proteina, dhe një stërvitje më të ngjeshur. Më kryesor ishte fakti që kishte fituar krenarinë dhe vetëbesimin.

Sidoqoftë, pas dy golave ndaj Milanit, El Pipita deklaroi: “Gjatë kësaj periudhe vazhdova punën time dhe ruajta qetësinë. Nuk i dëgjoja fare kritikët apo ata që flisnin për mua, qoftë për mirë apo për keq”.