FOTO/ Maska s’e pengon Gavazajn të luajë futboll, ja si e sheh fushën ylli i korçarëve

Enis Gavazaj ka disa ndeshje që po aktivizohet nga trajneri Ilir Daja me një maskë prej operacionit që bëri në fytyrë, më saktësisht në mollëzën e djathtë.

Edhe pse me një maskë, ai është rikthyer deçiziv për korçarët, ku në ndeshjen e fundit shënoi ndaj Luftëtarit.

Ditën e sotme, në një postim në Facebook, klubi i Skënderbeut i ka ofruar të gjithë tifozëve, një pamje të fushës, nga maska e Gavazajt. Ja se si e sheh prizrenasi gjithçka teksa mban atë mjet mbrojtës.