Faqe në ‘Insta’, reagon zëdhënësja e ish-kryeministrit: Berisha nuk ka profil në Instagram

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media, lidhur me një sondazh të ish-kryeministrit.

Në lajmin e publikuar pretendohej, sikur ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale kishte bërë një sondazh ku pyeste nëse duhet të vishej kryeministrit Rama për hallowin.

Por menjëherë pas këtij lajmi, ka ardhur menjëherë reagimi i Mëhillit, e cila bën të ditur se ish-kryeministri nuk ka instagram, ndërsa ju bën apel gazetarëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

Ja çfarë shkruan Mëhili:

Po lexoja ne disa portale lajmin për një sondazh të bërë në Instagram nga ky profili:

https://www.instagram.com/saliberishaal/

Për info, zoti Berisha nuk ka një profil zyrtar në Instagram dhe rrjedhimisht nuk e dimë kush e ka hapur dhe menaxhon këtë profil. Ndaj do i kërkoja kolegëve gazetarë të mos e marrin për bazë, ose minimalisht të mos e atashojnë me emrin e z. Berisha. Flm.