FOTO/ Milan në ‘luftë’ me Manchester United për talentin 19-vjeçar

Dy skuadrat e mëdha, Manchester United dhe Milan, kanë hyrë në garë për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Talenti 19-vjeçar ka qenë një nga lojtarët më të mirë këtë sezon, duke zgjuar kështu edhe interesimin e dy gjigantëve europian.

Upamecano ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2021, por pas interesimit të dy klubeve pritet që ndoshta në janar gjermanët ta shesin yllin e ri.