FOTO-VIDEO/ Granit Xhaka i dashuruar pafundësisht, e 'zë gjumi' në krahët e të fejuarës bukuroshe

Granit Xhaka po shijon maksimalisht jetën private në krah të të fejuarës, Leonitës.

Futbollisti ka publikuar një video në InstaStory ku shihet në gjumë në krah të të fejuarës, teksa ajo duket më bukur se kurrë duke mbajtur mesfushorin.

Graniti ndryshe po kalon sezon super të suksesshëm futbollistik me klubin e Arsenalit nga Londra.

Superylli shqiptar ka marrë pjesë së fundmi në ceremoninë “The Best awards” nga FIFA, ku rrëmbeu vëmendjen me të fejuarën e tij.

Graniti dhe Leonita janë të fejuar prej një viti dhe ka kohë që kanë shijuar romancën e tyre, duke dalë edhe publikisht.

Çifti zyrtarizoi fejesën e tyre kohë më parë me një fotosesion mjaft atarktiv të cilin ata e realizuan.

Përveç Granitit, një lidhje romantike po kalon edhe Taulant Xhaka.