VIDEO/ Çfarë po ndodh? ‘Mushkonjat’ po fluturojnë sërish ulët në Shqipëri

Avionë të vegjël janë parë sërish sot të fluturojnë mjaft ulët në Gjirin e Lalzit. Këta avionë të njohur ndryshe me termin ‘Mushkonja’, të cilët u bënë mjaft të njohur në vendin tonë, pasi ata transportonin drogë nga Shqipëria në Itali, kanë rifilluar sërish aktivitetin.

Lëvizjet e këtyre avionëve në vendin tonë janë denoncuar sërish nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i pari që vuri alarmin për çështjen e drogës në Shqipëri.

‘Mushkonjat fluturojnë sot ulët mbi Gjirin e Lalzit!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, në Facebook.