Akuzat ndaj Saimir Tahirit, ish ministri shfajësohet ‘me fruta’

Ish ministri i Brendshëm Saimr Tahiri i është përgjigjur edhe njëherë akuzave që rëndojnë ndaj tij për lidhje me bandën e “Habiljave”.

Në një postim në Facebook, teksa falënderon për urimet për ditëlindje që kanë ardhur në adresë të tij, ai shpërndan edhe një video.

Video-ja, përmes një shembulli me mollë dhe banane, mbart edhe një mesazh, lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij: E vërteta po shtrembërohet.