Nard Ndoka në 'Dance With Me', ja si e 'kryqëzuan' kolegët politikanë

Politikani Nard Ndoka ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan.

Ndoka kishte zgjedhur të gatuajë sultjash dhe përveç recetës rrëfeu edhe eksperiencën në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Kreu i Partisë Demokristiane tha se disa kolegë politikanë i kishin thënë, se pranimi i ftesës për të marrë pjesë në “Dance with me” mund t’i hapte probleme.

“Ishte një eksperiencë interesante. Ishte prova më e vështirë dhe ndihem komod në kuzhinë duke e krahasuar me “Dancin”, sepse kishte paragjykime. Njerëzit reaguan pozitivisht dhe kjo ishte pjesa që kisha me frikë.

Kolegët e mi të politikës më thanë: Ç’tu desh? Do të krijohen probleme. Në fillim kam lexuar ata që shkruheshin për mua dhe më pëlqenin.

“Dance” ishte eksperiencë, që e kalova shumë mirë dhe më ka afruar më shumë me njerëzit”, tha Ndoka.