Magani dha dorëheqjen, Teuta merr vendimin e papritur për trajnerin

Teuta konfirmon Gugash Maganin në stol, edhe pse trajneri peqinas dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës durrsake pas humbjes 2-1 ndaj Lushnjes në “Roza Haxhiu”.

Në mbledhjen e sotme, presidenti Edmond Hasanbelliu dhe drejtuesit e tjerë të Teutës nuk pranuan dorëheqjen e Maganit,  duke e konfirmuar sërish atë në stol.

Klubi durrsak po ditën e sotme ka përjashtuar mesfushorin Albi Dosti, ndërsa ka ndëshkuar me një gjobë të majme edhe lojtarin tjetër Ardit Hila, i cili është duke luajtur sezonin e tij të tretë me “Djemtë e Detit”.