Vllahutin, imazhi i njollosur i Brukselit për shqiptarët

Romana Vllahutin përfaqëson për shumicën e shqiptarëve imazhin e ndotur të një përfaqsuesje të Brukselit. Ajo nuk mund të shërbejë më si një simbol i “vlerave europiane”. Ajo nuk zotëron më cilësitë e nevojshme për të përcjellë te shqiptarët mesazhet e Bashkimit Europian. Qëndrimi i saj në Tiranë është formal dhe përveç qeverisë e Ramës të cilës ajo i shërben, askush tjetër as e përfill, as e vlerëson. Ajo është për shumicën e shqiptarëve një shtojcë e qeverisë së Ramës,një qeveri e korruptuar, e inkriminuar dhe e përfshirë në trafiqet e drogës. Ajo është avokatja e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve të Ramës e klientelës së tij në Bruksel. Ajo perceptohet në Shqipëri si një person që ka dërguar informacione të shtrembëruara për realitetin duke fshehur lidhjet e qeverisë Rama me krimin, korrupsionin, kultivimin e kanabisit dhe trafiqet.

Romana Vllahutin është në sytë e shqiptarëve një person i korruptuar për shkak të përfitimeve nga marrëdhëniet e saj të dyshimta me Ramën dhe ministrat e tij të korruptuar. Shqiptarët e perceptojnë një personazh të kompromentuar nga paratë e korrupsionit, trafiqeve dhe drogës të qeverisë Rama. Shumica e shqiptarëve e konsiderojnë një zyrtare të lartë të Brukselit të implikuar në skandalin e blerjes korruptive të ambasadës së BE në Tiranë. Shumica e shqiptarëve besojnë se ajo ka krijuar pasuri të paligjshme në Shqipëri.

Romana Vllahutin në sytë e shqiptarëve u bë një personazh i neveritshëm duke mbrojtur çështjen e kultivimit të kanabisit, ndërkohë që fliste me pasion të shtirur për reformën në drejtësi. Ajo humbi besimin në sytë e publikut shqiptar duke mos thënë as një fjalë të vetme lidhur me prezencën e kriminelëve në grupin parlamentar dhe administratën publike të ngritur nga Rama, ndërkohë që mbështeste Ramën në sulmin e tij për të vënë nën kontroll drejtësinë. Ajo u bë një përfaqësuese e urryer për shqiptarët duke mos thënë asnjë fjalë për korrupsionin e ministrave dhe zyrtarëve të lartë dhe u bë e padurueshme kur sëfundmi doli në mënyrë indirekte në mbrojtje të Tahirit.

Shqiptarët presin me padurim që ajo të largohet. E diskretituar. Dhe të ndëshkohet nga strukturat e Brukselit, përndryshe i mazhi i saj do të ndoste edhe imazhin e Brukselit.

Syri.net

30 tetor 2017