Katastrofë, 3 futbollistë shqiptarë në formacionin më të dobët në këtë kampionat

Java e 13-të ka rezultuar një zgjënjim për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin zviceran. Sipas të përditshmes “blick.ch”  tre lojtarë shqiptarë janë vlerësuar negativisht, duke u bërë pjesë e formacionit më të dobët të javës.

Bëhët fjalët për mbrojtësin e majtë të Kombëtares, Ermir Lenjani, mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziun,  dhe mbrojtësi i Kombëtares U-21 Arijan Qollaku.

Sioni i Lenjanit u mund me rezultatin e thellë 5-1 nga Young Boys. 28-vjeçari është duke kaluar një moment jo të mirë dhe duket shumë larg formës së mëparshme.

Vlerësim negativ edhe për Hekuran Kryeziun, i cili ishte fajtor në golin e pësuar në humbjen e Luzernit ndaj Luganos me rezultatin 1-0. Rezultat zhgënjyes edhe për Grasshopersin e Arijan Qollakut, i cili u mposht nga St.Gallen me rezultatin 3-1.