Zbardhen akuzat: Menaxheri i Donald Trump pastronte paratë në Ukrainë

Ish-menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort, është akuzuar për komplot dhe mashtrim për marrëdhëniet e tij me Ukrainën.

12 akuzat e ngritura kundër zotit Manafort dhe një nga bashkëpunëtoriy të tij, Rick Gates, përfshijnë komplotin për  pastrim parash

 Manafort dhe avokati i tij kanë mbërritur në një zyrë të FBI-së në Uashington.Akuzat janë të parat që rrjedhin nga një hetim për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane. 

 Manafort, ish-shef i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u është dorëzuar autoriteteve federale.

Urdhri lidhur me dorëzimin e tyre është zhvillim madhor në hetimin e porkurorit special, Robert Mueller, i cili kryhet paralelisht me hetimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të bëjë komente lidhur me zhvillimet e fundit. /SYRI.net/