SHISH i lajmëron, policia gjen 6 kg tritol të hedhur në një kodër në Sarandë

Policia e Sarandës ka sekuestruar 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.

Tritoli u gjet i fshehur në një thes mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen ''Baba Rexhepi'' Sarandë.

Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga Policia.

Kontrolli pas informacioneve të marra nga Policia në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Ligjzbatuese SHISH, për një sasi lëndë shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen ''Baba Rexhepi''.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera Ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.