Emiri i Katarit: Trump më tha se nuk do të pranojë vazhdimin e bllokadës ndaj Katarit

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, në një intervistë me televizionin amerikan, "CBS", që do të transmetohet të dielën, tha se Presidenti i SHBA Donald Trump, e njoftoi se ai nuk do të pranojë vazhdimin e bllokadës së imponuar nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, dhe Egjipti ndaj Katarit, dhe se ai nuk do të lejojë që kriza të zvarritet drejt konfliktit.

Gazetari Charlie Rose në programin e tij "60 minuta" (pjesë të shkëputura të të cilit u transmetuan dje të premten), duke iu referuar bllokadës së imponuar ndaj Doha-s e pyeti Emirin "Ke dëgjuar nga Presidenti Trump se kjo nuk mund të ndodhë?" Emiri  i Katarit iu përgjigj: "E kam dëgjuar këtë, kam dëgjuar se kjo gjë nuk mund të vazhdojë dhe duhet të përfundojë".

Pyetjes "A ke dëgjuar gjithashtu (nga Presidenti Trump) se nuk mund të tolerojë një aggression të jashtëm nga një vend mik kundër një vendi tjetër mik?" Emir iu përgjigj. "Ai ma tha qartë, ne nuk mund të pranojmë luftën midis miqve tanë".

Gjatë intervistës, Emiri i Katarit u pyet gjithashtu nëse i druhej një lufte të mundshme. "Kam frikë se nëse ndodh ndonjë gjë, një veprim ushtarak, rajoni do të rrëshkasë në kaos", tha ai.

Rreth kërkesës së Presidentit Trump për të mbajtur negociata në Camp David (për zgjidhjen e krizës së Gjirit), Emiri i Katarit tha: "Po, kur u takuam me Presidentin Trump kur isha në Nju Jork disa javë më parë, Presidenti më siguroi se ishte i angazhuar për ti dhënë fund krizës. Unë i thashë drejtpërdrejtë: “Ne jemi shumë të gatshëm, ne e kemi kërkuar këtë gjë që nga viti dita e parë".

Ndërsa rreth qëndrimit të vendeve të tjera të krizës (veçanërisht Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) për të biseduar në Kamp David, Emiri i Katarit deklaroi: "(Takimi) Duhej të ishte shumë shpejt, por nuk kam një përgjigje".