Vetingu, Kushtetuesja rrëzon ankimimin e gjyqtarëve ndaj 3 ligjeve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot ankimimin e Unionit të Gjyqtarëve ndaj tre ligjeve të Reformës në Drejtësi. 

Asambleja e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë gjykonte se ligji për ‘Vettingun’ kishte papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë, ndaj vendosi t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji. Po njesoj gjykonte edhe për ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit pasi, në disa pjesë të tij edhe ky ligj vinte në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.