Kim Kardashian me një parfum të ri. Ja kur del në treg...

Kim Kardashian West sapo lajmëroj zyrtarisht fansat e saj për daljen në treg të parfumit më të ri i cili mban edhe firmën e vet yllit Hollywood’ian. 
Ajo zgjodhi ta bëj të ditur këtë lajm në faqen zyrtare të instagramit, nëpërmjet një foto bardh e zi të, Mert & Marcus, ku ikona e bukurisë shfaqet  me fokët e saja të gjata e të zeza, një femër zeshkane dhe tepër sensuale. 

Data kur ky parfun pritet të hidhet në treg sipas postimit të Kim Kardashian ështe 15 nëntori i këtij viti.
Ndërsa kjo nuk shënon debutimin e saj të parë në botën e parfumeve, ky i fundit  është i pari që i bashkohet linjës së kozmetikes së saj, "KKW Beauty". 

Gjithsesi, nëse keni qën ndjeksat e rregullt të Kimit, atëherë me siguri e dini se muajin e fundit, nëna e dy fëmijëve dhe njërit në pritje, e ka paralajmëruar ardhjen e kësaj arome në treg edhe më parë, nëpërmjet një foto të publikuar në 14 shtator.

Sipas postimit të asaj date besohet se ky parfum do të ketë aromën e lules Orkide, por mbetet për tu parë gjithsesi pasi Kim nuk ka dhën shumë detaje rreth parfumit dhe aromës së tij. /Syri.net Mariela Shkurta